Lajm i mirë, gëzim i madh

25 Lexime devocionale për Adventin nga John Piper

Çfarë dëshiron Jezusi këtë Krishtlindje

Ndërsa të krishterët përreth botës kremtojnë ardhjen e Shpëtimtarit të tyre, stina e Krishtlindjes karakterizohet prej reflektimit të gëzueshëm dhe pritjes me ëndje. Në librin “Lajm i mirë, gëzim i madh”, John Piper i fton lexuesit ta përqendrojnë sërish zemrën e tyre te Jezusi gjatë stinës së Adventit.

Libri “Lajm i mirë, gëzim i madh” na ofron një zbulim të ri të lavdisë së Krishtlindjes. Çfarë lehtësimi është ky libër për njerëz të zënë (…) të mendosh [çdo ditë] për Jezusin, Shpëtimtarin tonë—të prehesh, të ngazëllosh, të ripërtërihesh!” (Ray Ortlund)

Një sënduk thesari plot me të vërtetën rreth Jezusit!

Secili prej 25 leximeve ditore paraqet një pjesë Biblike dhe një reflektim të shkurtër. Të përsosura për lexim personal dhe devocione familjare, këto lexime ditore janë një mënyrë shumë e mirë për të medituar rreth madhështisë së premtimit të shpëtimit përmes lindjes së Jezu Krishtit.

Të ndajmë gëzimin e Krishtlindjeve

© 2021 IGNIS